Subscribe

Deputetët e opozitës parlamentare, Myslim Murrizi dhe Halit Valteri kanë kallëzuar në SPAK tenderin e Ministrisë së Brendshme për uniformat e policisë.

Në një deklaratë për mediat, Murrizi tha se ky tender i është dhënë një kompanie gërmimesh, e cila nuk ka lidhje me rrobaqepësinë, çka sipas tij tregon gjurmët e korrupsionit.

Më tej ai tha se kanë mbledhur fakte për këtë shoqëri dhe presin që SPAK të hetojë për të zbuluar aferat korruptive.

“Vetëm në këtë tender diferenca midis laçimit të parë 706 mijë artikuj dhe heqjes 230 mijë artikuj më pak, është afër 4-5 milion euro. Ftoj SPAK-u që të hetojë me vëmendje aferat dhe lidhjet pse kjo firmë që nuk ka rrobaqepësi, ka objekt gërmime dheu dhe shoqëri tregtare, sfidon një firmë turke, një firmë kroate që kanë enkas rrobaqepësi dhe janë të specializuara për uniformat. Nuk e di. Është një hamendim i imi, por drejtësia besoj do të zbardhi nëse nuk është me karamele në fyt, nëse nuk është e kapur”.

Në kallëzimin e Grupit Parlamentar demokrat Lleshaj akuzohet për shpërdorim detyre dhe korruspion.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *