Këshilltarët bashkiakë të koalicionit “bashkë fitojmë” kallëzuan sot penalisht, kryetarin e bashkisë se Kamzës, Rakip Suli.

 

Opozita i është referuar gjetjeve të raportit të kontrollit të lartë të shtetit, i cili vë në dukje mungesën e përditësimit të të dhënave nga kjo bashki për pronat e saj dhe lejet e ndërtimit.

 

Këshilltarët e djathtë po ashtu ngrënë pretendimet për probleme me marrjen e përfitimit prej 3 për qind që i takon bashkisë, për strehimit social.

 

Sipas opozitës, rakip suli ka përdorur pushtetin për interesat personalë, e sipas tyre duhet hetuar për akuzat e shpërdorimit te detyrës, korrupsion  dhe ushtrim të paligjshëm të funksionit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *