E diel, 8 Nëntor 2026 Diagnozë deri në 19:00 Në vijim ora 19:00: Lajme Ora 19:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Kallëzohet në polici Plarent Ndreca

Plarent Ndreca vijon te shkoje ne zyrën e tij ne Ministrinë e Arsimit, pavarësisht urdhrit për pezullim nga detyra lëshuar disa ditë më parë. Në këto kushte, Ministria e Arsimit dhe e Sportit ka kallëzuar në polici ish-sekretarin e përgjithshëm të këtij institucioni, Plarent Ndrecen.  “Hyrja e ish-sekretarit të përgjithshëm të MAS në mënyrë të jashtëligjshme në ambientet e institucionit  është vijim i akteve të jashtëligjshme të kryera prej tij gjatë kësaj periudhe. Insistimi i tij për të pasur akses në zyra dhe presioni i ushtruar në administratë vë në diskutim vlefshmërinë e akteve të nxjerra nga ky institucion”, njofton Ministria e Arsimit përmes nje deklarate.

 

 

 

Reklamë

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë