E shtunë, 3 Tetor 2026 Trazira në Parajsë deri në 07:00 Në vijim ora 07:00: Lajme Ora 7:00 Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Politikë

Kallëzimi i Ballës për privatizimin e kompleksit “Partizani”/ SPAK mund të thërrasë si dëshmitar Sali Berishën

Kreu i grupit paralamentar Taulant Balla është paraqitur në SPAK në cilësinë e kallëzuesit për privatizimin e kompleksit Partizani.

Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla ka paditur për këtë çështje në SPAK, ish-kryeministrin Sali Berisha, familjarë të këtij të fundit, si dhe anëtarë të kabinetit qeverisës gjatë kohës kur PD ishte në pushtet.

Reklamë

Sipas Ballës, ata kanë përfituar financiarisht duke privatizuar afro 10 mijë metra katrorë tokë në pronësi të Ministrisë së Mbrojtjes, për të ndërtuar kulla.

Burimet bënë të ditur se Spak mund të thërrasë në cilësinë e dëshmitarit, edhe ish-kryeministrin Sali Berisha.

 

Në shtator të vitit të kaluar, SPAK ka pyetur edhe ish ministrin e mbrojtjes, Fatmir Mediun si person që mund të ketë dijeni për çështjen e privatizimit të kompleksit sportiv, Partizani

 

Të pyetur për këtë dosje janë edhe Isa Tare, ish- drejtori i klubit sportiv dhe ish-komandati i mbështetjes logjistike, Vladimir Qiriazi.

Më shumë video

Reklamë