E hënë, 9 Nëntor 2026 Film TV deri në 23:00 Në vijim ora 23:00: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 56 minuta më parë
Video · Politikë

Kallëzim penal për Malltezin

Prokuroria e Përgjithshme ka pranuar kallëzimin penal të deputetit të Partisë Socialiste, Taulant Balla, i cili pretendon se është dhunuar nga dhëndri i ish-kryeministrit Berisha, Jamarbër Malltezi. Ndaj këtij incidenti ka reaguar edhe Partia Socialiste, e cila tha se ky është nje një akt i pastër politik. Ngjarja ndodhi mbrëmjen e së premtes në aeroportin ndërkombëtar të Romes, ndërsa Balla denoncimin e bëri një ditë më pas në komisariatin e Rinasit për Malltezin dhe bashkëshorten e tij, Argita Berisha. Sipas Ballës, incidenti ka nisur me fyerje e më pas në konfrontim fizik. Ndërkohe hetimet e Prokurorisë do të  përcaktojnë, nëse ka pasur apo jo vepër penale, teksa akuza u regjistrua ndaj Malltezit, si “goditje për shkak të detyrës”.

 

Më shumë video

Reklamë