Subscribe

Presidenti i Republikës do të kallëzojë penalisht për shpifje dhe fyerje të dinjitetit ndaj institucionit të tij kreun e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj. Përmes një konference për shtyp, Bujar Nishani i ka cilësuar si të pafalshme akuzat se Presidenti merr para. Kjo tha Nishani, mbi të gjitha është një nënvlerësim që i bëhet shtetit shqiptar, pasi i bie që ka në krye një hajdut. Bujar Nishani i ka bërë thirrje Prokurorit që të nisë hetim për presion ndaj organeve të pavarura, siç është në këtë rast Gjykata e Apelit Administrativ në Tiranë. Protesta e zhvilluar nga bashkia dhe disa deputetë socialistë, konsiderohet hapur si ndërhyrje e politikës në sistemin e drejtësisë. Nishani i ka bërë thirrje kryeministrit Edi Rama, që të distancohet nga nisma që ka marrë kryebashkiaku i Tiranës. Por ashtu, Presidenti ka kërkuar që kjo çështje të ndiqet edhe nga diplomatët e akredituar në Tiranë dhe nga Ministria e Drejtësisë. Në fund të konferencës, Nishani tha se përfaqësuesit e presidencës do të ndjekin çdo seancë që do të zhvillohet në Gjykatë për çështjen e ndërtimit të komplekseve të pallateve afër digës së Liqenit Artificial.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *