E hënë në “Quo Vadis” të moderatores Pranvera Borakaj në Vizion Plus, ka qenë një arenë e fortë debati mes të ftuarve.

Ndërsa në studio diskutohej se si do të jetë 2024-tra në aspektin politik dhe çfarë do të sjellë ndryshe ky vit, eksperti i IT Tomi Kallanxhi theksoi se kryeministri Edi Rama dhe mazhoranca janë gjithmonë një hap para opozitës, se i kanë të llogaritura çdo gjë.

Mendimi i cili është mbështetur edhe nga avokatja Endeda Bozheku, sipas të cilës kryeministri Rama është një “artist” pasi i hedh turmës atë që e eksiton më shumë.

Pjesë nga biseda:

Kallanxhi: Rama është një hap përpara opozitës, pasi ai e ka çdo gjë me llogari, ai e di sa vota mer kudo.

Spaho: Edhe ne e dimë.

Bozheku: Ai është artist, e dini pse, i jep turmës atë që e eksiton.

/Vizionplus.tv/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *