Mazhoranca ka kaluar në një seancë rekord prej 7 minutash kanë kaluar tre projektligje të rëndësishme, mes tyre Marrëveshjen për Emigrantët me Italinë, dhe projektligjin për Zonat e Mbrojtura.

Pas përfundimit të seancës deputetja e PD, Jorida Tabaku ka deklaruar për mediat se ky është shembulli më i mirë i kapjes së parlamentit, duke ju referuar ndërtimit në zonat e mbrojtura.

Sipas saj me këtë ligj qeveria tregoi se nuk njeh asnjë limit dhe votuan një ligj që janë 14 vendime për investime strategjike brenda zonave të mbrojtura.

“Nëse flasim për parlamentin e kapur dhe shkeljen e procedurës, ky është shembulli më i mirë. Kam kohë që përpiqem që betejën ta bëjmë në institucione, por në kushte kur dhe deputetë të PS, vota e tyre nuk ka vlerë…. me këtë ligj qeveria tregoi se nuk njeh asnjë limit dhe votuan një ligj që janë 14 vendime për investime strategjike brenda zonave të mbrojtura”, tha ajo.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *