E hënë, 9 Nëntor 2026 Film TV deri në 23:00 Në vijim ora 23:00: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking 1/2 përditësuar 16 minuta më parë
Kronikë

Kalifornia vijon luftën kundër zjarreve masive

The Saddleridge Fire burns through and above Porter Ranch, seen off Braemore Rd early Friday morning. (Long exposure image). The Saddleridge Fire burns in Sylmar and Porter Ranch in Los Angeles County, CA late Thursday evening October 10th and early Friday morning October 11th, 2019. The fire was approximately 1900 acres, 0% contained, with multiple structures destroyed, thousands of homes evacuated, and hundreds of firefighters battling the flames.

Autoritetet kanë anuluar urdhërat e evakuimit në disa komunitete fermere ndërsa zjarrëfikësit bënë përparime në shuarjen e një zjarri në pjesën jugore të Kalifornisë. Zjarri Maria ka shkatërruar pothuajse 40 kilometra katërorë sipërfaqe ndërsa kërcënohen më shumë se 2 mijë e 500 shtëpi dhe ndërtesa të tjera.

“Mund të shihen flakët ndërsa gjatë natës zjarret duken si skëterrë. Shikon vetëm zjarr dhe tym. Përpiqesh të dallosh sa larg ndodhesh dhe ndjenja e perceptimit të distancës ndryshon”, thotë John Grether pronar i një ferme me avokado dhe agrume.

John Grether thotë se ka humbur rreth 10 hektarë me pemë avokadoje.

“Kjo kokërr avokado është djegur nga jashtë. E ndava në mes dhe mund të shihet se sa është dëmtuar brenda. Këto fruta do të bien nga pemët dhe përfundimisht nuk mund të shiten.”

Reklamë

Zyrtarët thonë se zjarri Maria filloi të enjten në një kodër në veriperëndim të qytetit Los Angeles, dhe thuhet se shkëndijat e krijuara nga rrjeti elektrik mund të kenë qënë shkaktari.

Edhe zjarre të tjera janë shkaktuar nga shkëndijat e dala nga rrjeti elektrik si pasojë e përplasjes së telave nga erërat e forta.

Kompania e shpërndarjes së energjisë në Kaliforninë Jugore tha se kishte aktivizuar linjën e tensionit të lartë prej 16 mijë voltësh rreth 15 minuta para se të shkaktohej zjarri. Kompania tha se do të bashkëpunonte me organet hetuese.

 

FILE PHOTO: Firefighters attack the Thomas Fire’s north flank with backfires as they fight a massive wildfire north of Los Angeles, near Ojai , California, U.S., Dec. 9, 2017. REUTERS/Gene Blevins/File Photo – RC165ACCE5E0

Vazhdo të lexosh

Reklamë