Zjarrfikësit vazhdojnë përpjekjet per shuarjen e zjarreve te rena ne Kaliforninë e Jugut, qe po rrezikojnë jetën e banoreve. Shume njerëz jane evakuuar me shpejtësi, pak momente përpara se flaket te mbërrinin ne shtëpitë e tyre. Shume banesa janë djegur dhe mijëra te tjera jane ne rrezik. Zjarri ka shkatërruar shtëpi ne nje rruge qe lidh Los Anxhelosin me Las Vegasin, ndërsa eshte ndërprere lëvizja e automjeteve mes Kalifornisë dhe Nevades. Zjarri është përhapur gjate orëve te fundit ne nje sipërfaqe prej 12 mije hektarësh dhe flaket jane ende jashte kontrollit pavarësisht punës se 1300 zjarrfikësve.
Drejtues te ketij shërbimi thane se nuk kishin punuar ne kushte te tilla ekstreme asnjëherë ne 40 vitet e fundit, ku flaket po ndihmohen nga temperaturat e larta. Megjithatë, deri tani nuk ka raportime per viktima.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *