E mërkurë, 11 Nëntor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 15 minuta më parë
Video · Bota

Kalifornia lufton me flakët, shënohen 6 viktima

Mijëra zjarrfikës janë duke luftuar me 18 vatra aktive zjarri në të gjithë Kaliforninë.

 

Flaket vijojnë te përhapen me shpejtësi, ndërsa autoritetet paralajmërojnë se zjarret apokaliptike mund të zgjasin përgjatë gjithë muajit gusht.

 

Reklamë

Ndërkohë 6 persona kanë humbur jetën deri më tani në Kaliforninë Veriore, ndërsa 7 të tjerë janë shpallur në kërkim.

 

Zjarret kanë përfshirë një hapësirë prej 117 mijë e 639 hektarësh  sipërfaqe toke, gati sa Los Angeles.

 

Departamenti për Mbrojtjen e Pyjeve bën me dije se po ndërhyhet ne një te treten e hapësirës se prekur nga flaket, ndërsa një nga vatrat aktive konsiderohet si më e madhja që ka përfshirë Kaliforninë në histori.

Më shumë video

Reklamë