E hënë, 9 Nëntor 2026 Takohemi N'vizion deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Kalifornia digjet nga zjarret

Kalifornia është përfshirë nga zjarret më të mëdha në historinë e saj. 17 qytete po përballen me flakët që përhapen me shpejtësi, duke mos kursyer as zonat e banuara. 6 persona kanë humbur jetën deri më tani në Kaliforninë Veriore, ndërsa 7 të tjerë janë shpallur në kërkim. Shumë ndërtesa janë përfshirë nga flakët në periferi të Redding. Nën kërcënimin e flakëve masive janë edhe 5 mijë ndërtesa, ndërsa autoritetet kanë evakuuar mijëra banorë.

 

Deri më tani 283.800 hektarë sipërfaqe tokë një zonë pothuajse në madhësinë e Los Anxhelosit është shkrumbuar totalisht. Më shumë se 14,000 zjarrfikës dhe qindra ushtarë amerikanë po përpiqen të vënë nën kontroll flakët, ndërsa numërohen 16 vatra të mëdha aktive. Por situata është e vështirë për shkak të motit të nxehtë dhe erërave të forta.

 

Reklamë

E ndërsa Kalifornia digjet, presidenti amerikan Donald Trump ka akuzuar se zjarri po përhapet më shumë për shkak të ligjeve mjedisore të Kalifornisë, gjë e cila ka shkaktuar zemërimin e shumë vendasve dhe ekspertëve.

 

Edhe Portugalia po vijon luftën me flakët për të pestën ditë me radhë. Këtë të martë rreth 1150 persona janë angazhuar në fikjen e zjarreve, rreth 10 helikopterë. Situata duket e vështirë në rajonin e Algarves. 24 persona kanë mbetur te plagosur, ndërsa disa nga hotelet më të njohura të zonës janë braktisur nga pushuesit.

Vazhdo të lexosh

Reklamë