Numri i viktimave nga përmbytjet ne Kaliforninë e Jugut ka shkuar ne 17, ndërsa ekipet e shpëtimit po vazhdojnë kërkimet mes rrënojave per te gjetur te mbijetuarit. Shirat e dendur qe pasuan thatësirën e madhe shndërruan faqe te tera kodrash, ne lumenj balte.

 

Sipas autoriteteve lokale, me shume se 100 shtëpi jane shkatërruar, ndërsa rreth 300 te tjera kane pësuar dëme. Ekipet e emergjencave kane kryer me dhjetëra operacione shpëtimi, por ende ka zona te izoluara ku ata nuk kane mundur te mbërrijnë. Disa rruge dhe autostrada janë mbyllur per shkak te rrëshqitjeve te dherave dhe nuk priten qe te hapen deri javën e ardhshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *