E martë, 10 Nëntor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Kulturë

Kalendari kulturor Shqipëri-Kosovë 2016

Kalendari i përbashkët kulturor mes Shqipërisë e Kosovës është nënshkruar nga dy ministrat e kulturës, Kumbaro e Shala. Për të tretin vit radhazi, eventet më të mira të mbështetur nga këto ministri do të marrin jehone jo vetëm në Tiranë e Prishtinë, por edhe në qytete të tjera si Prizreni, Gjakova, Gjirokastra e Shkodra. Kalendari përfshin jo vetëm ekspozita, shfaqje e balet, por edhe festivale filmash, fëmijësh e panaire që ndryshe nga dy vjet më parë, këtë vit është edhe më i pasur në larminë dhe numrin e eventeve. Eventi i radhës është te merkurren në Prizren ku fëmijët e qendrës Kombëtare kulturore në Tiranë do të përcjellin shfaqjen e mbretëreshës “Teuta Mbretereshe”.

Më shumë video

Reklamë