E shtunë, 7 Nëntor 2026 Kartonat e Mengjesit deri në 08:30 Në vijim ora 08:30: Megi dhe Bianka Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 11 orë më parë
Video · Kulturë

Kalendari i 2017-ës në TKOB

 

Në historinë 61-vjeçare të TKOB nisi një proces i rëndësishëm per  rikonstruksionin e kësaj godine, vëmendje qe nuk i është kushtuar me pare këtij institucioni. Po për herë të parë, ky teatër zhvendoset për te realizuar kalendarin e tij në teatro dhe skena të tjera, çka do te thotë se opera dhe baleti do te shëtisë edhe ne rrethe, pas 31 vjetësh.

 

Hera e fundit e daljes në turne e trupës së TOB ka qenë me operat “Borana” në Kukës dhe “La Traviata” ne Fier e Vlore ne vitin 1986.

Reklamë

 

Opera – Histori, cikël koncertesh të cilat do të sjellin ne vëmendje ngjarje dhe artistët qe bene emër ne këtë teatër do te jete nisja e nje rrugëtimi ndryshe.

 

Ne koncertin vokal-simfonik në kuadër të 70-të vjetorit të lindjes së dirigjentit Ermir Krantja interpretojnë orkestra e TKOB dhe artistet: Vikena Kamenica, Armando Likaj, Klodian Kaçani e Enkelejda Kamani

 

Koncerti do te mbahet me date 6 mars ne Katedralen Ortodokse ne kryeqytet.

 

Më shumë video

Reklamë