Subscribe

E fshehur mes maleve të Matit, ndodhet kalaja e Petralbës. Një kala që edhe pse me vlera të mëdha historike, prej vitesh është lënë në harresë. Ndonëse një monument i kategorisë së parë, mungesa e investimeve e bën të pamundur ardhjen e turistëve në këtë zonë.

DRITAN KURTI – GAZETAR 

“Ndodhemi në kalanë e Petralbës e njohur si një ndër rezidencat e Gjergj Kastriot Skënderbeut. Gjatë ardhjes deri këtu hasëm vështirësi të mëdha, në rrugë, jo për shkak te terrenit, por mungesën e informacionit.”

 

Ndonëse një monument i kategorisë së parë, mungesa e investimeve e bën të pamundur ardhjen e turistëve në këtë zonë.

 

ABDULLA DIKU

PROMOVUES I TURIZMIT

“Zona është shumë e pasur me burime natyrore, bimësi pyje. Kemi dhe shumë ura gurri, duke përfshirë urën e vashës. Kemi monumente kulture. Është një ofertë turistike që do të kompletonte çdo vizitor që do të vinte në këtë zonë. Duhet bërë së pari një reklamim më i mirë. Duhet pasuruar infrastruktura e informacioni.”

 

Por nga ana tjetër studiuesit ngrenë shqetësimin se në kalanë e ngritur prej Kastriotëve nuk janë bërë gërmime të plota, për zbulimin e vlerave të saj.

 

 

SEFER DUKA

HISTORIAN

“Kjo kala ka shërbyer si pikë garnizioni ushtarak por ka shërbyer dhe si një banesë tranzitore e familjes së Kastriotëve. Ajo është rrënuar. Nuk janë bërë gërmime. Aty mendohet se ekziston një shkalle e nëndheshme nga maja e kalasë, e cila shërbente si ujësjellës për banorët që jetonin aty.”

 

Në të njëjtën gjendje ndodhet dhe kalaja e Xibrit, e cila daton prej shekullit të pestë.

 

Për fatin e keq autorët e atyre gërmimeve nuk jetojnë më,.por një brez tjetër duhet ta marrë e ta studiojë atë lëndë dhe të japin përgjithësime të sakta e shtegtuese sepse nqs nuk bëhet kjo. Kalatë do të mbeten në hije e nuk do t’i shërbejnë shkencës shqiptare. Nuk do t’i shërbejnë as albanologjisë tonë. Gjithsesi unë jam i mendimit që dhe nëse nis gërmimet aty është shpenzim i justifikuar sepse do të ndryshojnë elemente të tjerë të pirustëve

 

Të vetëdijshëm, mbi problematikën, autoritetet vendore thonë se dy kalatë shumë shpejt do të kthehen në atraksion turistik.

 

ARMAND GJINAJ

ZV/KRYETAR I BASHKISË KLOS

“Për dy kalatë, jemi në fazën e lidhje se kontratës për realizimin e këtij projekti që është financuar nga BE. Do bëhet një muzeum. Faza e dytë, hiking, sepse zona është e panjohur. Vendosja e tabelave. Muzeumi midis dy fshatrave. Ne do te jemi të gatshëm për pastrimin dhe krijimin e shtigjeve.”

 

Në paketën turistike për Xibrin do të përfshihet dhe ura e Vashës, e cila mbart një histori shekullore, por edhe një stil të veçantë arkitekturor.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *