Subscribe

Këto foto janë shkrepur në vitin 1970 në gërmimet e fundit në kalanë e Pogradecit, kala e cila i përket shekullit të 5 para Krishtit. Ajo gjendet në lartësinë 899 metra mbi nivelin e detit. Për të shkuar atje është e vështirë pasi rruga është krejtësisht e amortizuar. E vetmja mënyrë është me makina të larta ose në këmbë.

 

Historiani Ledio Zeqollari tregon se gërmimet e fundit në kalanë e Pogradecit janë kryer nga arkeologu Skënder Anamali gjatë viteve 1969-1973. Gjetjet e asaj kohe dëshmojnë për një jetë të zhvilluar të banorëve vendas, të cilët merreshin kryesisht me peshkim, zejtari e blegtori.

 

Sipas dëshmive kalaja është banuar nga fisi ilir i Enkelejdëve.

 

Për ta bërë të vizitueshme kalanë e Pogradecit, bashkia në bashkëpunim edhe me partner rajonalë dhe ndërkombëtarë është në fazën e parë të fillimit të punimeve.

 

Gjatë gërmimeve të fundit janë gjetur pesë varre të cilët ndodhen brenda murit të kalasë dhe janë kryesisht varre fëmijësh. Kjo lidhet sipas studiuesve me një rit pagan sipas të cilëve shpirtrat e fëmijëve të varrosur do të mbronin kalanë bashkë me luftëtarët. E vetmja gjë që i ka mbetur tani kalasë, është panorama mahnitëse që të ofron mbi qytetin e Pogradecit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *