E enjte, 12 Nëntor 2026 Lajmet e Fundit deri në 04:35 Në vijim ora 04:35: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Kakavijë/ Pas 48 orësh, pala greke lejon kalimin e mjeteve të rënda

Normalizohet situata në Pikën Kufitare të Kakavijës. Autoritetet e Policisë greke, sqarojnë se si pasojë e përmirësimit të kushteve të motit, sapo është dhënë urdhri për lejimin e rrugëtimit të mauneve, të cilat kanë qëndruar të bllokuara gjatë 48 orëve për shkak të motit të acartë dhe me bore.

Në hyrje të territorit grek, kanë qëndruar gati 48 orë në pritje me dhjetëra maune te transportit, të cilave iu privua kalimi në thellësi të territorit grek nga ana e autoriteteve policore.

Një ditë më parë, Policia greke informoi se nuk do të lejonte asnjë mjet te tonazhit të rëndë të hynte në Greqi për arsyet e mësipërme. Dyndja e mjeteve ka krijuar konfuzion edhe tek autoveturat në drejtim të shtetit grek.

Vazhdo të lexosh

Reklamë