Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
30 April 2026
Vizion fokus

Morën vilën me qera në Elbasan për prostitucion dhe...

“Ditë e madhe për Shqipërinë”, Balla në GJKKO për...

Greva për 1 majin, nesër ndërpritet transporti publik dhe...

Çmimi i naftës në nivel rekord, arrin në 126...

Ministri Malaj: 205 mld lekë të ardhura në 3...

Gara për kreun e PD, Salianji, Alesia Balliu dhe...

Astronautët e Artemis II në Shtëpinë e Bardhë, Trump...

Krijuesi i Minions i përgjigjet pyetjes “1 milion dollarëshe”,...

Ishte shpallur e zhdukur prej 25 prillit, gjendet influencerja...

Alesia Balliu sfidon Berishën: Do garoj për kryetare të...

Kaja Kallas, së shpejti kryediplomatja e BE-së?

28 Qershor 08:15

Gati në finish, pasi emrat e rinj që do duhet të drejtojnë BE duhet të miratohen edhe nga Parlamenti Europian. 27 krerët e BE vendosën të enjten me shumicë të emërojnë, Ursula von der Leyen për presidente të Komisionit Europian. Italia abstenoi, pas kishte pakënaqësi për emërimet.

Antonio Costa emërua si drejtues i Këshillit të BE. Kurse kryeministrja estoneze, Kaja Kallas pritet të jetë e ngarkuara e re BE për politikën e Jashtme duke zëvendësuar kështu të ngarkuarin aktual, Josep Borrell.

Krerët e BE vendosën të enjten për kandidaturën e saj në samitin e Brukselit.  Megjithata Kallas ka ende disa pengesa që duhet të kalojë derisa të emërohet përfundimisht si kryediplomatja e BE.  Kallas vetë është shprehur, se nëse flitet për postin e të ngarkuarës së politikës së jashtme, bëhet fjalë vetëm për një kandidaturë. Në një intervistë për radion publike estoneze, Kallas tha se, të enjten (fjala është për samitin e BE ku përcaktohen emrat e posteve të rëndësishme në BE, shën.red.) nuk është ende e vendosur, se kush do të jetë i ngarkuari i ardhshëm i BE për politikën e jashtme.

Bëhet fjalë vetëm kush do të jetë kandidat.” Por ky është “nder i madh për mua dhe Estoninë.” Planet e Kallas ishin të të bëhej Sekretare e Përgjithshme e NATO-s, por për disa në NATO ajo konsiderohej politikane me një gjuhë të ashpër. Në konfliktin e Lindjes së Mesme, megjithatë, ajo mban një linjë më të ekuilibruar se Borrell, i cili konsiderohet i afërt me palestinezët.

Familje me traditë politike

47 vjeçarja, Kaja Kallas e njeh mirë politikën europiane dhe është një politikane shumë e kërkuar në samitet e BE. Që nga fillimi i luftës në Ukrainë, Kallas ka kërkuar që Ukraina të ndihmohet shpejt dhe me eficiencë. Kallas mban një qëndrim të hapur kundër presidentit rus, Putin dhe është në listën e personave të kërkuar nga Rusia. “Ai do që të kemi frikë, po me këtë ne do t’i jepnim atij atë që do të arrijë. Prandaj nuk duhet të kemi frikë”, është shprehur Kallas në një intervistë pwr radion estoneze.

Kallas konsiderohet në Estoni si “zonja e hekurt”, megjithëse ka pak të përbashkëta me ish-kryeministren britanike, Margaret Thatcher. Ajo vjen nga një familje me traditë politike. Në vitin 1991, pas pavarësimit të Estonisë nga Rusia, babai i saj, Siim Kallas u bë ministër i Jashtëm dhe Financash. Ishte Siim Kallas që negocioi anëtarësimin e Estonisë në BE dhe NATO, si kryeministër estonez në vitet 2002-2003. Siim Kallas ka qenë edhe komisioner i BE për valutën e çështje ekonomike.

Kallas para politikës ka bërë karrierë si avokate. Me angazhimin në politikë, Kallas u bë eurodeputete dhe më pas kryeministrja e parë estoneze, vendin që ka një kufi direkt me Rusinë, ku jeton një minoritet i madh rus. Maja Kallas me qëndrimin e saj miqësor por të vendosur, ka bërë që Estonia të ketë peshë në BE.

Popullariteti i Kallas në rënie në Estoni

Media gjermane, “tagesschau” analizon kalimin e Kallas nga politika kombëtare në atë të BE, duke u shprehur se ky hap mund të ketë edhe arsye të brendshme politike. Popullariteti politik i Kallas ka vuajtur shumë pas masave të forta të kursimit të marra nga qeveria e saj. Në zgjedhjet europiane, partia e e reformave e Kallas u rendit e treta me rreth 17, 9%.

BE-ja nuk ka vërtet një ministër të jashtëm, sepse diplomacia konsiderohet si një detyrë kryesisht kombëtare. Në vend të kësaj, për rreth 15 vjet, BE ka një “Përfaqësues të Lartë për Politikën e Jashtme dhe të Sigurisë”, që drejton Shërbimin Evropian të Punëve të Jashtme (EEAS) me rreth 4,500 punonjës dhe është gjithashtu pjesë e Komisionit të BE-së./DW/

Posted Under:
Anash Bota
Tagged:
BE kaja kallas kryediplomatja e BE

Nga e njëjta kategori

Morën vilën me qera në Elbasan për prostitucion dhe shitje droge, arrestohen 4 vajza nga Kolumbia dhe Republika Domenikane

më shumë...

Kanye West vjen në Shqipëri, sjell një super-spektakël në Tiranë

më shumë...

“Vjen diçka nga e kaluara”, Horoskopi për muajin Maj nga Meri Gjini: Kthesa të papritura, për çfarë të përgatitet secila shenjë

më shumë...

“Ditë e madhe për Shqipërinë”, Balla në GJKKO për të dëshmuar për dosjen ‘Partizani’

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

12:53

Morën vilën me qera në Elbasan për...

12:53

Kanye West vjen në Shqipëri, sjell një...

12:37

“Vjen diçka nga e kaluara”, Horoskopi për...

12:36

“Ditë e madhe për Shqipërinë”, Balla në...

12:27

Greva për 1 majin, nesër ndërpritet transporti...

12:21

U raportua për prani gazi në zonën...

12:19

Çmimi i naftës në nivel rekord, arrin...

11:55

Zbulohen në Tiranë 2 lokale ku organizoheshin...

11:53

Ministri Malaj: 205 mld lekë të ardhura...

11:31

Gara për kreun e PD, Salianji, Alesia...

11:28

Astronautët e Artemis II në Shtëpinë e...

11:13

Bordi i Transparencës vendos çmimet e reja...

11:03

Krijuesi i Minions i përgjigjet pyetjes “1...

10:56

Ishte shpallur e zhdukur prej 25 prillit,...

Mjeku Edmond Gashi
10:47

Skandali tek Onkologjiku, Prokuroria e Tiranës mbyll...

10:41

Kryepolici Skënder Hita takim në Drejtorinë Vendore...

10:26

Alesia Balliu sfidon Berishën: Do garoj për...

10:24

Kishin fshehur drogën në pallat e në...

10:00

Zbulohen dy dyqane ku shiteshin fenelina dhe...

9:43

Trump synon të reduktojë numrin e trupave...

Më të klikuarat

  • Detaje të reja nga vrasja e shqiptarit në Greqi, flet vajza...
  • VIDEO/ Moza Ahmeti i bën kërkesën e pazakontë nga Ferma VIP...
  • Ekzekutimi i çiftit në Lezhë, gjendet edhe makina tjetër e a...
  • “Mund të marrësh një lajm të rëndësishëm”, parashikimi i yje...
  • Kontrolle të afërmve të Ballukut, agjentët e BKH sekuestrojn...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.