E enjte, 8 Tetor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 02:00 Në vijim ora 02:00: Fat i Hidhur Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Kaja Kallas bën thirrje për presion maksimal ndërkombëtar ndaj Rusisë pas sulmit të ri vdekjeprurës

Shefja e diplomacisë evropiane, Kaja Kallas, bëri thirrje për “presion maksimal ndërkombëtar” mbi Rusinë pas sulmit masiv ajror gjatë natës në Ukrainë që vrau 12 persona.

“Sulmet e natës së kaluar tregojnë edhe një herë se Rusia është e vendosur të rrisë vuajtjet dhe të shkatërrojë Ukrainën. Është e tmerrshme të shohësh fëmijë midis viktimave”, tha Kaja Kallas në platformën X.

“Ne kemi nevojë për presion maksimal ndërkombëtar mbi Rusinë për të ndaluar këtë luftë.”/vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë