E shtunë, 7 Nëntor 2026 Lajme Ora 15:00 dhe Moti deri në 15:40 Në vijim ora 15:40: Fat i Hidhur Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sport

Kai Havertz e shikon të ardhmen në Spanjë.

Talenti Kai Havertz bëri një sezon shumë të mirë për ekipin e Bayern Leverkusen. Gjermani ka shënuar 17 gola dhe ka dhënë 9 asiste. Këto paraqitje të mira duket se i kanë hapur rrugën për një aventurë të re në një ekip më të madhë.


Gjermani ka qenë i lidhur nga mediat me shumë ekipe në Evropë, por Reiner Calmund beson se ai mund të ketë dëshirën për një kalim në Spanjë. Ish Drejtori i Përgjithshëm i Bayer Leverkusen, mendon se një transferim tek Real Madrid do të ishte një “destinacion logjik” për Kai Havertz.

Por ai nuk e mohon se do të ishte më i lumtur që Kai të qendronte në Gjermani.

Calmund shprehet se :” “Sigurisht, FC Bayern gjithashtu është i interesuar për të. Por unë nuk mund ta imagjinoj që ata do të mund të shpenzojnë rreth 100 milion € pas nënshkrimit të Leroy Sane. Unë do të doja të shoh Kai të vazhdojë të luajë në Gjermani , dhe nëse kjo do të ndodhte, atëherë vetëm FC Bayern mund të konsiderohet. Ndoshta një marrëveshje për sezonin e ardhshëm është i mundur. “

Vazhdo të lexosh

Reklamë