Bayern Munich ka shfaqur probleme të shumta gjatë këtij sezoni në Bundesliga, ndërkohë që në Champions League është një tjetër histori. Bavarezët dështuan në kampionat përballë një super Leverkuseni, që dominoi dhe meritoi titullin e parë në histori falë futbollit fantastik që ka shfaqur.

Por ndryshon muzika në turneun e më të fortëve, me rekordmenët e futbollit gjerman që transformohen totalisht në duelet e zjarrta europiane. Skuadra e Thomas Tuchel luan sonte për një biletë në gjysmëfinalet e Championsit. Në Mynih zbarkon Arsenali, skuadra nënkampione e Anglisë.

Thomas Tuchel, i cili dërgoi PSG-në me yje problematikë në finale dhe fitoi Championsin me Chelsean, është hasur me probleme të shumta te Bayerni.

Nuk mund të gjykoj në lidhje me problemet, sepse nuk jam më i përfshirë. Gjithsesi, Thomas është një person dhe partner shumë i hapur, me të cilin mund të bisedosh lirisht.

Leverkuseni ka zhvilluar një sezon të jashtëzakonshëm. Kjo ishte mënyra e vetme për të mundur Bayernin dhe për ta zbritur nga froni.

Por, ndoshta përveç Manchester Cityt, nuk ka skuadër tjetër më të mirë se Bayerni”, u shpreh legjenda gjermane.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *