Mbetjet njerëzore po shiten hapur në “Facebook”, ndonëse rrjeti social pretendon se e pengon diçka të tillë. Kafkat e pretenduara të vajzave adoleshente dhe madje edhe të foshnjave janë shitur për mijëra dollarë amerikanë në grupe private, zbuloi një hetim.

“Hetimi zhbllokoi një botë në të cilën mbetjet njerëzore shpesh shiten me pak informacion në lidhje me origjinën e tyre”, thuhet në studimin e botuar në “Live Science”.

Kjo mungesë transparence shtron pyetje serioze sesi u blenë mbetjet, shtohet në studim, duke ngritur pikëpyetje lidhur me një vjedhje të rëndë.

Mbetje të tmerrshme të gjetura gjatë hetimit përfshijnë ato të fëmijëve dhe foshnjave.

Një shitës që pretendon të ketë fituar kafkën e një vajze adoleshente ofroi mbetjet për 1.300 dollarë në një grup privat në “Facebook”.

Nuk është e qartë se ku e morën kafkën, megjithëse në postim thuhet se ishte fituar me ligj dhe kishte dokumentacionin e duhur të importit.

Kafka e një fetusi të vogël në një kavanoz me, që supozohet se dikur ishte pjesë e hulumtimit mjekësor, u ofrua për 2.350 dollarë.

Shitja e mbetjeve njerëzore është e paligjshme në Mbretërinë e Bashkuar dhe Shtetet e Bashkuara.

Sipas pjesëmarrësve në studim, rrjeti social “Facebook” duhet të bëjë më shumë në këtë drejtim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *