E diel, 20 Shtator 2026 Trashëgimtari Halef deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 35 minuta më parë
Lifestyle

Kafja jo vetëm si pije, por…

Kafeja jo vetëm që është një ndër pijet më të preferuara sidomos në orët e mëngjesit, por gjithashtu ka një rol të rëndësishëm dhe në shëndetin e flokëve.

 

Ajo është një produkt që mund të na ndihmojë në trajtimet tona të bukurisë.

 

Reklamë

Më poshtë do të lexoni disa nga përdorimet e tjera të kafesë;

 

Për flokët tuaj:

Ajo shërben për të rritur shkëlqimin dhe për të mbajtur ngjyrën tuaj kafe ose të zezë, pa përdorimin e kimikateve. Përzieni një lugë çaji (ose dy, në varësi të trashësisë dhe gjatësisë së flokëve tuaj) me pak balsam për flokët dhe aplikojnei atë pas shampoos. Lijeni më pak se 5 minuta dhe më pas vazhdoni proçesin si gjithmonë.

 

Për buzët:

Në shenjën e parë që ju japin buzët për të kuptuar që janë plasaritu, mos përdorni labello ose buzëkuq por përzieni ½ e lugës së çajit me ½ mjaltë për të krijuar një skrab të butë, por efektiv.

 

Për sytë:

Rrathët e errët nën-sy dhe fryrja e tyre-shkaktuar nga gjenetika, alergjia ose mungesa e gjumit-janë një ankesë e zakonshme e bukurisë. Për ta korigjuar atë, aplikoni bustinën e ftohur të kafesë në zonën tuaj nën sy, mbajeni për për 10 minuta dhe shpëlarje mirë.

 

Për fytyrën:

Hiqni toksinat dhe pastroni poret me vetëm dy përbërës: me kafenë të pasur me antioksidantë dhe vaj ulliri të pasur me yndyrë të shëndetshme për të rinovuar dhe për një ngjyrë të njëtrajtshme të saj.

Vazhdo të lexosh

Reklamë