Subscribe

Kjo është pamja që të ofron sot, “kafja e madhe” në qytetin e Shkodrës. Shumë shpejt falë projektit të qeverise në bashkëpunim me Bashkinë, objekti do të kthehet  në identitet. Rrugëtimi i kësaj godine historike merr një tjetër rrjedhë, pas nisjes së punimeve për rikonstruksionin e saj.

 

Punimet restauruese do të risjellin të gjithë  elementët që e bëjnë kafen e madhe objektin identifikues të qendrës së Shkodrës.

 

Kafja e madhe konsiderohet simboli i qytetit, duke qenë për dekada me radhë shtëpia e elitës Shkodrane. Ajo është një dhuratë që artisti Kole Idromeno, i la vendlindjes në shekull më parë. Ndërtesa ishte aq e njohur sa austriaket në vitin 1914, pasi u larguan nga Shkodra, foton me kafen e madhe e shtypën në kartolina.

 

Por pas rënies së komunizmit, ndërtesa historike u la në harresë dhe në degradim total.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *