E enjte, 5 Nëntor 2026 Fat i Hidhur deri në 16:30 Në vijim ora 16:30: Takohemi N'vizion Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Kafe falas për të vaksinuarit

Një kafe falas për të gjithë të vaksinuarit. Kjo është nisma interesante që ka marrë një bar-kafe në Baghdad të Irakut.

 

E vetmja gjë që duhet të bëjnë vendasit është të tregojnë kartën e vaksinimit dhe më pas, nuk do të paguajnë për kafenë.

 

Reklamë

Pronari i kafenesë ka si qëllim të nxisë qytetarët të vaksinohen, me anë të kësaj nisme.

 

“Shteti duhet të marrë iniciativa të tilla, por ne po bëjmë punën tonë. Jeta po rikthehet në nomralitet falë vaksinës. Por për fat të keq, në Irak dhe disa vende të tjera njerëzit mendojnë se vaksina është e rrezikshme. Prandaj ne mendojmë se njerëzit duhet të inkurajohen që të marrin dozat e imunitetit”, tha ai.  

Vazhdo të lexosh

Reklamë