Subscribe

Kadri Veseli do të jetë kryetari i Kuvendit të Kosovës për katër vitet e ardhshme. Ai u zgjodh me  62 vota pro, 52 kundër dhe asnjë abstenim. Pas Veselit jane votuar edhe nënkryetarët e Kuvendit Xhavit Haliti nga koalicioni PAN, Aida Dërguti nga Vetëvendosje, dhe Kujtim Shala nga LDK.

 

Sipas mediave në Kosovë, Qeveria e përbërë nga PAN AKR dhe Lista Srbska me kryeministër Ramush Haradinajn, e dalë nga zgjedhjet e 11 qershorit, pritet të votohet të shtunën për t’i dhënë fund ngërçit politik dhe institucional në vend.

 

Seanca e se enjtes ishte vendosur të zhvillohej në orën 11 të mëngjesit, por Kryesuesi i saj Adem Mikullovci, njoftoi se do te mbahej ne orën 14:00 për shkak të mungesës së deputetëve të PAN.

 

Nje ditë më parë, koalicioni PAN-AKR zhvilloi një sërë takimesh me përfaqësuesit e Listës Serbe dhe të komuniteteve joshumicë, duke arritur marrëveshje për ndarjen e posteve.

 

Kreu i AKR-së, Behgjet Pacolli, hoqi dorë nga Ministria e Bujqësisë, ministri e cila ishte kusht i Listës Serbe për të hyrë në qeveri. Serbet do marrin gjithsej 3 ministri, ndërsa Pacolli, nga 5 që ishte parashikuar, do të marrë vetëm 4 ministri.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *