Subscribe

Kreu i parlamentit të Kosovës lëshoi nje paralajmërim te forte ndaj presidentit qe këmbëngul ne idenë e korrigjimit te kufijve. Megjithëse Hashim Thaçi ka siguruar se nuk do te kete ndarje, Kadri Veseli thotë se veriu do te jete gjithnjë pjese e Kosovës.

 

 “Veriu do të jetë gjithmonë i yni… Shumë shpejt, në bashkëpunim edhe me kryetarin Goran Rakiq do të fillojë ndërtimi i të gjitha shtëpive të cilat janë të djegura…Ajo që është si mesazh, çdo shtëpi e cila është djegur, çdo qytetar, kushdo ku të dojë ka me jetuar. Ky është vendi i Kosovës, shqiptarët dhe serbët ku të duan kanë me jetuar…Kosova është një dhe nuk ka veri e jug… Nuk do të ketë ndarje të Kosovës asnjëherë. Në dialog nuk do të jetë temë e diskutimit ndarja asnjëherë. Ne jemi duke komunikuar në mënyrë që komunitetet të integrohen sa më mirë në shtetin tonë, në Republikën e Kosovës”

 

Kryeparlamentari Veseli tha se nga dialogu mes palëve  me ndërmjetësimin e Bashkimit Europian, Prishtina pret vetëm njohjen reciproke mes Kosovës dhe Serbisë.

 

“Kosova do të shkojë në dialog, presim nga dialogu njohjen e shtetit tonë të pavarur dhe Sovran, anëtarësimin në OKB, ruajtja e partneritetit me SHBA-të dhe BE-në. Ky është qëllimi ynë. Çdo deklaratë tjetër, çdo qëllim tjetër, më tepër është lojë për me nxitë pasiguri, frikë dhe paqartësi, që më së paku i bën dobi Kosovës dhe qytetarëve të saj. Kosova është një, Kosova është bashkë dhe le të largohen ëndrrat se Kosovën do ta ndajnë apo ta cenojnë në ndonjë aspekt”

 

Qe nga moment kur presidenti prezantoi publikisht tezen e tij per korrigjimin e kufijve dhe bashkimin e Luginës se Preshevës me Kosovën, politika ne Prishtine nuk gjen qetësi. Përveç kryparlamentarit Veseli edhe kryeministri Haradinaj është pozicionuar kundër Thaçit, te cilit i ka kujtuar se kufijtë e Kosovës ndërrohen vetëm me lufte.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *