Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli ka pranuar rezultatin e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare ndërsa ka njoftuar se do të dal në opozitë.

 

Në një konferencë për mediat, ai shprehu falenderime për të gjithë votuesit që besuan tek PDK-ja.

 

“PDK-ja do të kalojë në opozitë. Por ne do të vazhdojmë t’i shërbejmë kombin dhe shtetin. I jam mirënjohës mijëra njerëzve që i takuam këto ditë. Punuam fort, por nuk fituam dot. Kemi ndarë momente të jashtëzakonshme bashkë,. Anëtarëve dhe aktivistëve u them ndjehuni krenar me punën tuaj, se edhe unë ndjehem krenar me ju. Besimi im në ju është i palëkundur”

 

PDK-ja ka dalë forcë e tretë në këto zgjedhje, duke u kthyer në opozitë pas 12 vitesh në pushtet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *