E martë, 10 Nëntor 2026 Te Paekspozuarit deri në 23:30 Në vijim ora 23:30: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 1 orë më parë
Politikë

Kadri Veseli ndan Edi Ramën nga Ilir Meta

Kryeministri Edi Rama dhe Presidenti Ilir Meta kanë marrë pjesë këtë të mërkurë në 20 vjetorin hyrjes së NATO në Kosovë.

 

Gjatë takimit duket se nuk është reflektuar fare përplasja mes kryeministrit Rama dhe preisdentit Ilir Meta.

 

Reklamë

Pavarësisht se gjatë ditëve të fundit kemi parë një përplasje mes kreut të shtetit dhe atij të qeverisë, në lidhje me vendimin për anulimin e zgjedhjeve, në këtë takim një gjë e tillë nuk është reflektuar.

 

Meta me Ramën gjatë ceremonisë ishin vetëm një karrige larg njëri-tjetrit pasi mes tyre ishte ulur kreu I Kuvendit të Kosovës Kadri Veseli. Por një detaj tjeter interesant, ishte fakti se ne krah te Rames ishte ulur ndihmes sekretari amerikan i shtetit, Matthey Palmer, i cili vetem pak dite me pare paralajmeroi opoziten se nese do te pengoje zgjedhjet do t’i ndalohet hyrja ne SHBA.

 

Të dy liderat e politikës shqiptare, u panë të qeshur dhe për në një moment duket se kishin lënë mënjanë gjithë klimën e tensionuar mes dy institucioneve.

 

Ndërkohë ende nuk dihet nëse dy liderat e politikës shqiptare kanë folur mes tyre në lidhje me krizën politike në vend apo jo.

 

Siaps burimeve të Vizion Plus, Meta do të takojë sot në orën 19:00 kreret e partive të Grupimit të Qendres së Djathtë për t’u konsultuar në lidhje me datën e zgjedhjeve.

 

Ndërkohë nga ana tjetër, Rama ka bërë me dije të martën pas takimeve në Bruksel, në një postim në Twitter se zgjedhjet do të zhvillohen në 30 qershor.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë