E hënë, 5 Tetor 2026 Film TV deri në 22:30 Në vijim ora 22:30: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Kadilli komenton shkarkimin e Flamur Nokës: Këto përplasje tregojnë degradim të PD-së

Ish-kandidati për kreun e PD-së, Fatbardh Kadilli shprehet se shkarkimi i Flamur Nokës nga funksioni i nënkryetarit të Komisionit të Sigurisë, është një dëshmi tjetër e “traditës së shëmtuar të përjashtimeve”.

 

Reklamë

Përmes një postimi në “Facebook”, Kadilli shkruan se kjo klimë përplasjesh dhe përjshtimesh tregon degradim.

 

“Reagim nga Iniciativa Demokratike – iDE. Shkarkimi i z. Noka një dëshmi tjetër e traditës së shëmtuar të përjashtimeve. Opozita zvogëlohet edhe me shumë nga përjashtimi. Një dëshmi e re e kryetarokracisë. Basha e emëroi Kryesinë e grupit dhe gati dy të tretat e Kryesisë si një kryetarokrat dhe e shkarkon po si kryetarokrat. Demokratët duhet të reagojnë kundër modelit jo rastit personal. Basha veproi si Kryetarokrat jo vetëm kur shkarkoi, por edhe kur emëroi. Përplasja me akuza të ndërsjellta me etiketime “llum” apo “peng” tregon degradim. Kë të besojnë demokratët? Ata meritojnë më shumë nga Kryetari dhe nga ish Kryetari. Kjo klimë përplasjesh dhe përjashtimesh tregon degradim. Idetë dhe propozimet e Manifestit “për një parti më e madhe se kryetari” janë përgjigjja për të dalë nga kjo gjendje si një parti e pastër, e hapur, e bashkuar, fituese.”

Vazhdo të lexosh

Reklamë