E shtunë, 7 Nëntor 2026 Mes'dritë deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Politikë

Kadilli fton Bashën në debat publik

Kandidati për kryetar në PD, Fatbardh Kadilli kërkon të ketë debat publik mes emrave që janë në garë.

 

Në një deklaratë për mediat, ai i bëri thirrje Kryesisë së PD që të organizojë menjëherë përballjen publike mes tyre.

 

Reklamë

“I kërkoj Kryesisë së Partisë Demokratike sa vijon: Të miratojë sa më parë kandidaturat që kanë kërkuar të jenë në garë; Të miratojë modalitetet për mbledhjen e aktiveve te degëve ku kandidatët me kohe te barabarte të paraqesin platformat e tyre dhe të komunikojnë me anëtarësinë; Të procedojë me ngrirjen e administratës së PD deri në zgjedhjen e Kryetarit; Të pajisjë menjëherë kandidatët me listat e plota të anëtarësisë; Të organizojë tre debate televizive, të hapura për publikun dhe median, me pjesëmarrjen e të gjithë kandidatëve, në Tiranë, Shkodër dhe Vlorë.”

 

Kadilli deklaroi se Partia Demokratike duhet reformuar sepse zgjedhjet e 25 prillit tronditën demokratët.

Më shumë video

Reklamë