Subscribe

Fatbardh Kadilli është i vendosur për të vijuar betejën për reformimin e Partisë Demokratike, pavarësisht humbjes që mori në garën brenda kampit blu.

 

Në një komunikim me mediat, Kadilli deklaroi se e pranon rezultatin e zgjedhjeve.

 

Sipas tij, ky proces zgjedhor në PD ishte edhe më keq se zgjedhjet e 25 prillit.

 

“Jam krenar që në partinë time ndeza shkëndijën e parë të garës, më shumë se një garë ishte një sfidë. Falë kësaj sfide demokratët patën mundësinë të mos shkonin symbyllur drejt mandatit të tretë. Ata që votuan dhe bojkotuan kanë dhënë mesazhe dhe kanë marrë përgjegjësi për zgjedhjen e tyre. Ofruam një garë, por jo standarde. Brenda partisë zgjedhjet ishin më keq se ato parlamentare. Megjithatë unë nuk jam Luli, unë e pranoj këtë rezultat dhe vendimin e demokratëve. Ato qindra vota që mbështetën kandidimin tim janë fitili. Unë nuk iki, nuk dorëzohem, nuk krijoj parti të re, do vijoj me këmbëngulje këtë projekt kryengritjeje. Vetëm kështu demokratët do të kenë një parti të tyre dhe vetëm kështu politika bëhet e vërtetë.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *