Anëtari i Kryesisë së PD, Fatbardh Kadilli hodhi akuza nga studioja e “Quo Vadis” në “Vizion Plus” se lidershipi i PD po i pengon daljen në media.

 

Përballë moderators Pranvera Borakaj, Kadilli hodhi poshtë akuzat se është një “patericë” e qeverisë, në lëvizjen e tij kundër Lulzim Bashës.

 

 

“Çdo deklarim i tillë është në rastin më të ndershëm naivitet politik, pazotësi për të përfytyruar politikë përtej kurthit të 4-5 fytyrave të politikës. Në rastin më të keq, është vetë në shërbim të dikujt. Unë nuk jam në shërbim të askujt, jam vetëm në shërbim të demokratëve, qytetarëve. Nuk kam vënë re luftë personale ndaj meje, ka përpjekje serioze për të më bllokuar aksesin në media, e di që ka ndodhur, kam patur edhe pengesë personale sepse kërkova që komunikimin e parë publik ta bëja nga ambientet e PD.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *