E premte, 13 Nëntor 2026 Takohemi N'vizion deri në 06:55 Në vijim ora 06:55: 7 PA 5 Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Kosova

Kadare nderohet me çmimin “Letërsia Shqipe” në Kosovë

Në një kohë të trazuar në Shqipëri dhe Kosovë, gjeniu i letrave shqipe, Ismail Kadare ka një mesazh për politikën shqiptare; që t’i japë rëndësinë e duhur librit.

 

“Klasa politike shqiptare t’i japë rëndësinë e duhur librit.”

 

Reklamë

Kadare është vlerësuar me çmimin ndërkombëtar “Letërsia Shqipe” nga Ministria e Kulturës se Kosovës. Çmimin shkrimtari i madh e mori gjatë një ceremonie në Bibliotekën Kombëtare në Prishtinë, ku falënderoi lexuesit kosovarë.

 

“Falënderoj Kosovën dhe lexuesit e mi të Kosovës. Jam vërtetë i nderuar të marrë këtë çmim. Me besoni ky çmim i dhëne nga Kosova ka kuptim më tepër se një çmim për mua dhe më jep kënaqësi me shumë se çdo çmim tjetër. Jam i lumtur kur mendoj që po e marr çmimin në Bibliotekën e Kosovës, në mbretërinë e lexuesve”

 

Shkrimtari i njohur është nderuar me disa çmime letrare,  edhe për veprën dhe angazhimin e tij për Kosovën.

 

Më shumë video

Reklamë