E diel, 8 Nëntor 2026 Kartonat e Mengjesit deri në 09:00 Në vijim ora 09:00: Megi dhe Bianka Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Kadare i “ulet në gjunjë” Vlahutinit

Shkrimtari Ismail Kadare ka shprehu tronditjen për fyerjen që i është bërë ambasadores së BE Romana Vlahutin, pas nje shkrimi fyes te Kastriot Myftarajt. Në një letër dërguar ambasadores, Kadare shprehet se është madje i gatshëm t’i kërkojë ndjesë në gjunjë, për ta siguruar se mirënjohja ndaj saj është e do të jetë e pacenueshme për kontributin qe ajo jep për Shqipërinë. Shkrimtari thekson se nuk është fjala për të sqaruar këtu se ç’është fyerja e një njeriu jo normal dhe se sa pak lidhje ka ajo me një popull e një shoqëri të tërë.

 

“Megjithatë, ajo fyerje u botua nga shtypi i vendit tim, kështu që në një mënyrë ose një tjetër, na vuri para përgjegjësisë të gjithëve”, vijon letra e Kadarese. Kastriot Myftaraj akuzoi ambasadoren e BE se po punon kundër Shqipërisë si pjesë e tezës për Jugosllavinë e Re. Ai bënte thirrje se: Çdo shqiptar që do atdheun e vet mund ta vrasë Romanën dhe ky do të ishte një akt antiterrorist, – sipas tij. Per këtë, Myftaraj u ndalua mbrëmjen e djeshme dhe u lirua sot me urdhër te Prokurorisë.

 

Reklamë

 

 

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë