Ditëlindja e shkrimtarit më të njohur dhe më të përkthyer shqiptar, Ismail Kadare, është kthyer në një festë, sidomos në vendin e tij të lindjes në Gjirokastër. Shtëpia muze ne qytetin e gurte ka hapur dyert per lexuesit dhe admiruesit e tij. Ministria e Kulturës, në bashkëpunim me Bashkinë e Gjirokastrës kanë hartuar një seri aktivitetesh, që nisen këtë të enjte, e do te vijojnë përgjatë të gjithë vitit. Ndërsa ne kryeqytet sot në mbrëmje dhe gjatë gjithë fundjavës ngjitet në skenë drama më e njohur e Kadaresë, “Kush e solli Doruntinën”. Vete shkrimtari përmes nje letre, nga Parisi i ka përshëndetur te gjitha festime ne qytetin e tij te lindjes.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *