Subscribe

Athina nuk e perjashton qe ceshtja Kacifa mund te ndikoje ne negociatat mes Shqiperise dhe Greqise. Paralajmerimin e ka bere Zëvendësministri i jashtem i vendit fqinj Jorgos Katrugalos gjatë një interviste për mediat vendase.

 

JORGOS KATRUGALOS

ZEVENDESMINISTER I JASHTEM

Deri më tani kishim zhvillim ne perparimin e negociatave diplomatike. Faktikisht eshte nje test si do te vijoje kjo histori, une nuk dua te paragjykoj, dua te shpresoj se do te kemi zhvillimin qe te gjithe presim dhe shpresojme. 

 

I pyetur nëse pala shqiptare i është përgjigjur kërkesave të Greqisë  për të patur hetime të thella  për të vërtetën e vrasjes se 35 vjecarit ne Bularat numri dy diplomacise greke shprehet se edhe Shqipëria është e interesuar për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

 

 

JORGOS KATRUGALOS

ZEVENDESMINISTER I JASHTEM

Edhe nga ana e tyre theksohet nevoja për të hedhur dritë të plotë për të zbardhur, sepse edhe ata janë të interesuar në ruajtjen e marrëdhënieve të mira dypalëshe në nivelin e mirë që kemi arritur. Na thonë për çështjen e pavarësisë së drejtësisë dhe sigurisht ne u themi  se kuptojmë shumë mirë se si funksionon sundimi i ligjit.

 

Vrasja e Konstantinos Kacifas nga forcat speciale RENEA ka shkaktuar reagime te shumte ne Greqi. Ngjarja eshte bere shkak edhe per protestat e ekstremisteve te Agimit te Arte para ambasades shqiptare ne Athine dhe konsullates ne Selanik.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *