“Kaçifa” Bushati në Real Story: Lista e personave të padëshiruar, nuk është mbyllur ende

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme Ditmir Bushati i ftuar ne emisioni Real Story në Vizion Plus, ka folur në lidhje me vendimin e marrë nga vendi yne për shpalljen “non-grata”, te eurodeputetes qipriote Eleni Theocharous si dhe nje sere personash te tjere, shtetas grek te cilet akuzohen se kane hyre ilegalisht ne Shqiperi per varrimin e Kacifa duke bere edhe thirrje me karakter racist ne Bularat.
Vendimi nga MEPJ erdhi dy ditë pas varrimit të ekstremistit të vrarë nga RENEA më 28 tetor në Bularat, Kostandinos Kaçifa.
Bushati në fjalën e tij në Real Story është shprehur se eurodeputetja qipriote ka folur për bashkimin e trojeve greke dhe për pushtim të Shqipërisë. Ai ka theksuar se lista e personave qe jane shpallur te padeshiruar, nuk eshte mbyllur ende, ndonese pak dite me pare u raportua per 52 shtetas qe i iu eshte hequr kjo e drejte per te hyre ne vendin tone.
Ndër të tjera Ministri Bushati ka theksuar se priste një qëndrim ndryshe nga Qeveria greke per këtë ngjarje.
“Qeveria greke është treguar e matur, por ne kemi pritur një distancim më të qartë në lidhje me shfaqjet ekstremiste që ndodhen në ceremoninë e varrimit në Bularat. Nga Greqia nuk ka një zë të vetëm të distancuar nga kjo ngjarje në asnjë media greke, ndërsa media jonë ka qenë më e qartë në raportime, ka pasur raportim per qëndrimet e vendi tonë por dhe nga Greqia. Me duhet te theksoj se ende nuk eshte mbyllur perfundimisht lista e personave qe iu eshte ndaluar hyrja ne vendin tone.”
I pyetur nga gazetari Balla në lidhje me mosreagimin e Presidentit Meta, Bushati është shprehur se Kreu i Shtetit eshte ne te njejtin qendrim me Qeverine per Bularatin. Sipas tij Meta eshte partizan i permiresimit te marredhenieve me fqinjet.




