Ka zgjatur thuajse 10 ore tmerri për studentet dhe stafin e Universitetit Amerikan ne kryeqytetin afgan Kabul, i cili u sulmua nga dy persona te armatosur. Si pasoje e nje shpërthimi te ndodhur dhe te shtënave me arme, gjeten vdekjen 13 persona, mes te cileve 7 studente. Pjesa tjetër e viktimave ishin police dhe roja. 35 studente dhe nëntë police mbeten te plagosur.
Agresoret u vranë me pas nga forcat afgane te sigurisë, qe ndodheshin ne vendngjarje se bashku me forca speciale dhe këshilltare ushtarake amerikane. Qindra persona mbeten te bllokuar brenda universitetit, ndërsa policia njoftoi se gjithçka kishte marre fund. 750 studente dhe mësues u shpëtuan. Asnje grup nuk ka marre ende përgjegjësinë per ngjarjen, por ajo ndodh dy jave pasi dy pjesëtarë te stafit te Universitetit, nje australian dhe nje amerikan u morën peng nga persona te armatosur dhe vendndodhja e tyre nuk dihet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *