E mërkurë, 30 Shtator 2026 Trashëgimtari Halef deri në 13:15 Në vijim ora 13:15: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Kabul, shkon në 80 numri i viktimave nga sulmi në dasmë

Është rritur në 80 numri i viktimave të sulmit vetëvrasës në një dasmë në Kabul gjatë fundjavës.

 

Reklamë

Sulmi ka ndodhur me 17 gusht ku u raportuan se kishin humbur jetën 63 persona dhe ishin plagosur më shumë se 180 të tjerë, por sipas mediave ndërkomëbtare disa nga të pladosurit nuk kanë mundur të mbijetojnë plagëve të marrë dhe kanë ndërruar jetë duke e çuar numrin e viktimave në 80.

 

Grupi militant, Shteti Islamik ka marrë përgjegjësinë për sulmin që ka ndodhur në perëndim të Kabulit. Ky është sulmi i 17-të që ka ndodhur në Kabul gjatë këtij viti dhe i dyti më i madh në këtë shtet.

 

Si pasojë e këtyre sulmeve, të paktën 193 persona kanë vdekur dhe gati 900 tjerë janë plagosur.

 

Ky sulm ka ndodhur teksa Uashingtoni dhe talibanët është raportuar se janë afër arritjes së një marrëveshjeje për përfundim të luftës 18-vjeçare në Afganistan.

Vazhdo të lexosh

Reklamë