E diel, 8 Nëntor 2026 Film TV deri në 23:59 Në vijim ora 00:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Kabul, masakër nga sulmi kamikaz

Një sulm kamikaz ka tronditur Kabulin këtë të martë. Të paktën 40 persona kanë mbetur të vdekur si pasojë e një sulmi me bombë në një sallë dasmash ku po përkujtohej ditëlindja e profetit Muhammed.

 

Autoritetet besojnë se numri i viktimave mund te rritet, pasi nder dhjetëra te plagosurit, 40 janë në gjendje të rëndë.

 

Reklamë

Në momentin e shpërthimit në sallë ishin të pranishëm figura të larta fetare të Afganistanit si dhe qindra besimtarë e studiues.

 

Policia po heton për zbardhjen e plotë të ngjarjes. Ende asnjë grup nuk e ka marrë përgjegjësinë e sulmit vdekjeprurës në Kabul, por dyshohet se pas masakrës qëndrojnë ekstremistet e ISIS.

Vazhdo të lexosh

Reklamë