Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili deklaroi se kryeministri Edi Rama nuk ka bërë asnjë ndryshim në qeveri, veçse ka shtuar disa emra të rinj që, sipas tij, do të firmosin me sytë mbyllur dokumentet që do iu kërkohen.

 

“Nuk kemi qeveri të re. Është i njëjti kryeministër, por ka ndryshuar firmosësit, ata janë firmosës, nuk janë njerëz që drejtojnë, por vetëm firmosës symbyllur. Është një farsë e gjitha që kërkon të vazhdojë kapjen përfundimtare të shtetit”, u shpreh ai në një intervistë për edicionin qendror të lajmeve në “Vizion Plus”.

 

I pyetur nëse ka një ftohje në marrëdhënien mes PD-së dhe LSI-së, Vasili deklaroi se ata i bashkon opozita që i bëjnë Partisë Socialiste. Sipas tij, gara mes partive opozitare është që të bëhet opozitë sa më e fortë.

 

Sa i takon përçarjes brenda Partisë Demokratike, numri dy i LSI-së beson se demokratët do ta gjejnë zgjidhjen vetë.

 

“Ky është një problem i tëri i PD-së. Unë kam bindjen e padiskutueshme që PD ka eksperiencë shumë të gjatë, është përballur me beteja, momente të vështira. Këtë moment do ta qartësojë shumë shpejt brenda vetes dhe opozitarizmi nuk do të mungojë për asnjë çast. Jam i kënaqur zoti Berisha krahas kësaj, nuk ka zbehur denoncimet e përditshme, që i ka bërë traditë.”

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *