Lideri i opozites Sali Berisha ka vazhduar sot betejen per te treguar te verteten sipas tij per kompleksin “Partizani”. Berisha perseriti para gazetareve se ne kete çeshtje ka vetem nje shkelje ligji që është realizuar nga kryeministri Rama i cili në vitin 2006 drejtonte bashkine e Tiranes. Berisha publikoi lejen e ndertimit ne zonen e kompleksit “Partizani” që mban firmen e Edi Ramës.

 

Sali Berisha

“E vërteta është se ai vetë pohoi se para ndryshimit të ligjit, Edi Rama ka firmosur në shkelje flagrante dhe të dënueshme të ligjit të urbanistikës, kalimin nga zonë sportive në zonë urbane dhe ka firmosur lejen e tij, të asaj pjese territori. Kjo është firma e Edi Ramës. Leja e ndërtimit!”

 

Berisha tregoi edhe planin e rregullimit te territorit ku sipas tij e gjithe zona e kompleksit “Partizani” kthehet në truall ndërtimi.

 

 “Ky është plani i rregullimit të territorit për Tiranën, i hartuar direkt nga Edi Rama me kompaninë zvicerane UrboPlan, nën drejtimin e Artan Agollit dhe Majlinda Dhulit. Udhëheqës Edi Rama, asistent Ed Shalsi. Zona këtu 12-12 është zona e klubit Partizani, të cilën Edi Rama e ka shndërruar totalisht në zonë urbane.”

 

Në raport me aksionin në parlament lideri i opozites deklaroi se perpjekja per bllokimin e mbledhjeve do te vazhdoje. Por ka nje moment ku Sali Berisha e PD nuk kane ende një vendim. Ai konfirmoi se ende nuk e ka vendosur nese do të çojë në gjykaten Kushetuese marreveshjen me Italine për emigrantet.

 

“Në mbledhjen e fundit të grupit parlamentar, kemi bërë një diskutim relativisht të gjatë, por pa konkluzion për këtë çështje. Dhe u shty që diskutimi pikërisht për këtë çështje, të dërgimit ose jo në Gjykatën Kushtetuese, të vazhdojë në një mbledhje të veçantë.”

 

Mazhoranca ka parashikuar që marreveshjen me Italine ta miratoje ne 21 dhjetor në parlament.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *