E mërkurë, 7 Tetor 2026 7 PA 5 Live deri në 09:00 Në vijim ora 09:00: Mes'dritë Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sociale

“Ka raste që nëna abuzon me fëmijën”, Psikologia ngre alarmin: Janë shtuar gratë pedofile, edhe më të rrezikshme se burrat

Psikologia Eriona Hoxha gjatë emisionit “Quo Vadis” në Vizion Plus, ngriti alarmin për shtimin e rasteve të pedofilisë nga femrat.

Sipas saj, numri i viktimave meshkuj është rritur ndjeshëm, teksa shtoi se femrat pedofile përbëjnë një rrezik edhe më të madh, pasi janë më manipulatore.

Reklamë

Ndërkohë pyetur nga moderatorja Pranvera Borkaj se nëse një grua pedofile mund të abuzojë edhe me fëmijën e vet, sociologu Mirgit Vataj u përgjigj se po.

Pjesë nga biseda:

Reklamë

Hoxha: Është shtuar numri i viktimave meshkuj.  Shumë herë themi pedofilët janë meshkuj, por pedofilet ferma janë më të rrezikshme. Se si e kryen kryen veprën penale një femër është shumë herë më manipulatore se një mashkull. Dhe i kam pasur edhe këto raste.  Nëse është gruaja pedofile është shumë më e vështirë që të dalë ai 45% që e ka kuptuar babai.

Borakaj: Gruaja pedofile me kë abuzon? Me fëmijën e vetë?

Vataj: Po.

/vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë