Subscribe

Gjinekologu Avenir Balili tha sot në emisionin “Vizioni Pasdites” nën moderimin e Brikena Priftit se mosha mesatare e lindjeve në Shqipëri është rritur.

Ai tha se mosha mesatare e lindjeve ka shkuar mbi 30 vjeç. Gjinekologu tha se një ndër faktorët që kanë ndikuar në rritjen e moshës është ai ekonomik.

Lexo edhe :

Related Posts

“Mosha mesatre e lindjes është rritur, mbi 30 vjeç sidomos për intelektualët, sepse fshatarësia zonat rurale e kanë më të ulët. Faktor kryesor është faktori ekonomik, stabiliteti, duan të mbarojnë shkollën sigurojnë vendin e punës pastaj vendosin për fëmijë”, tha gjinekologu.

Më tej gjinekologu foli për epideminë e autizmit. Ai tha se mbi moshën 38 risqet e shtatzënisë pesëfishohen.

“Mbi moshën 38 vjeç pesëfishohen risqet e barrës dhe të lindjes, si për shembull sindroma down. Fatkeqësisht ka një epidemi për autizmin, dhe të gjithë kërkojnë të bëjnë konsultime pre konceptuale për të menjanuar autizmin. Çiftet këshillohen me ne vetëm per autizmin…nuk dihet origjina e autizmit, pak gjë mund të bëjmë, sepse nuk e diagnostifikojmë dot para lindjes” u shpreh gjinekologu./vizionplus.tv/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *