E martë, 29 Shtator 2026 Film TV deri në 06:00 Në vijim ora 06:00: Takohemi N'vizion Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Ka përfunduar numërimi edhe në 5 qytete të tjera/ Basha mund bindshëm Gjergji Hanin

Ka përfunduar numërimi i votave edhe në disa qytete të tjera të vendit.

 

Reklamë

Në Delvinë, nga 336 anëtarë me të drejtë vote, votuan vetëm 194.

 

Nga këto, 150 i ka marrë Lulzim Basha, 38 Gjergji Hani dhe 6 vota kanë dalë të pavlefshme.

 

Ndërsa në Kurbin, kanë votuar 512 anëtarë, nga të cilët 473 kanë zgjedhur Bashën për kryetar të PD dhe 35 të tjerë Gjegji Hanin. Në këtë qytet, vetëm 4 vota kanë dalë të pavlefshme.

 

Në Përmet, Basha ka marrë 63 vota, ndërsa Gjergji Hani 18.

 

Numërimi ka përfunduar edhe në Gramsh. Lulzim Basha ka marrë 21 vota, ndërsa Gjergji Hani 11 vota.

 

Në Elbasan kanë votuar në total 315 anëtarë, nga të cilët 258 kanë kërkuar Lulzim Bashën për kryetar, ndërsa 54 të tjerë për rivalin e tij në këtë garë.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë