Një gotë qumësht në duart e këtyre djemve rrëqethës nuk është aq i pafajshëm sa mendoni.

Sa e pafajshme mund të duket një gotë qumësht? Ose më mirë akoma, a mund ta imagjinoni dikë me një gotë qumësht duke bërë gjëra të liga? Nisur nga kinemaja, atëherë përgjigja anon drejt “po”. Nga Anton Chigurh në “Nuk ka shtëpi për të vdekshmit” tek Alex në “Portokalli i çmendur”, të shohësh një djalë duke pirë qumësht është një shenjë për t’u kujdesur. Si duhet te largohesh per te miren tende sepse ne fund gjerat nuk do te shkojne ashtu sic ke pritur.

Por pse po ndodh kjo? Pse personazhet e këqij të filmave e shijojnë pijen që pinë të gjithë fëmijët e botës? Cila është arsyeja që ata ju shikojnë me një vështrim gati për t’ju sulmuar dhe për t’ju bërë gjëra të sëmura?

Në një video të postuar nga Now You See It vjen zgjidhja se si një gotë qumësht sjell frikë dhe tmerr në shpirtrat tanë. Siç u përmend në video, qumështi ndonjëherë përdoret për t’ju kujtuar se ndonjëherë edhe fëmijët mund të shkaktojnë kaos me veprimet e tyre dhe ndonjëherë për t’ju shpërqendruar.

Lajm i keq. Në fakt, nëse marrim parasysh se arti kopjon jetën, atëherë herën tjetër kur shihni një djalë me një gotë qumësht në duar dhe një vështrim gati për t’ju gllabëruar, ju e dini që duhet të bëheni tym./vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *