Familjaret e djalit 24 vjecar Entilo Drajçi në Çukas të Lushnjes hedhin poshtë akuzat e policisë për konflikte të vazhdueshme ndaj viktimës 18- vjecare Bruna Myzeqari.
Ata thonë se gjithçka është shpifje në lidhje me vetëhelmin e nuses 18 vjecare, dyshuar se u shkaktua nga djali i tyre.
Lexo edhe :
Related Posts
Arben Drajçi, pohon se shkaktarët e ngjarjes janë persona të tjerë dhe jo djali i tyre. Për mediat, ai thotë se vajza ka dalë nga shkolla duke qarë, duke mos ditur shkakun e gjendjes së nuses së djalit.
Më tej, Arben Drajçi tregon edhe rrëfimet kontradiktore të mësuesve të shkollës ku shkonte 18-vjeçarja, ku disa i thanë që ishte në mësim dhe të tjerë e mohuan të ketë qenë prezente në shkollë ditën e ngjarjes.
“Këtu është mbajtur mirë, edhe familja e saj e di dhe nuk janë në kundështim për këtë. Mendojmë që 90% vjen nga shkolla. Ditën që ka qenë në shkollë mësuesit thonë se nuk ka qenë, disa thonë që ka qenë. Ajo ka qenë në shkollë, ne e dimë. Ajo ka vepruar nga xhelozitë e shoqeve. Presion nga kjo shtëpi nuk ka pasur kurrë. Ajo ishte një person i mbyllur, nuk shprehej. Mendoj që ditën që ka ndodhur kjo, vajza ka dalë nga shkolla duke qarë. Kështu na kanë thënë. Ajo i shkrojti ccunit i tha hajde më merr, shkoj e mori. Sa doli të pijë një kafe me vëllain dhe kushëririn, ajo i shkrojti që piva kokërr. Të kishte presion nga ne nuk do i thoshte ccunit hajde më merr”, tha vjehrri i 18-vjeçares Arben Drajçi./vizionplus.tv