E premte, 9 Tetor 2026 Takohemi N'vizion deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kosova

“Ka ardhur koha që Kosova të jetë pjesë e NATO-s”, Osmani në konferencë me Rutte: Do të vazhdojmë të jemi aleat i besueshëm në luftën kundër kërcënimeve hibride

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ditën e sotme zhvilloi një konferencë të përbashkët me shefin e NATO-s, Mark Rutte, i cili vizitoi për herë të prë Kosovën që nga marrja e detyrës.

Presidentja Osmani tha se Kosova do të vazhdojë të jetë aleat i besueshëm në luftën kundër kërcënimeve hibride dhe ndërhyrjeve të huaja.

Reklamë

Ajo ka shtuar që është koha që Kosova të jetë pjesë e NATO’s.

“Ne do të vazhdojmë të jemi aleat i besueshëm në luftën kundër kërcënimeve hibride dhe ndërhyrjeve të huaja. Po ashtu jemi të gatshëm të mbështesim infrastrukturën e NATO’s dhe të kontribuojmë në misionet e saj duke forcuar më tej rolin tonë si eksportuese e sigurisë. Sic e thashë në takim, stabiliteti i rajonit është shumë i lidhur ngushtë edhe me integrimin euroatlantik të vendeve të këtij rajoni. Kosova dhe qytetarët e saj ndajnë vlerat mbi të cilat është ndërtuar NATO. Është koha që Kosova ta ketë vendin e saj në Aleancë për të kontribuar si  një anëtare e përgjegjshme dhe e përkushtuar për stabilitetin dhe sigurinë globale”, tha Osmani.

Vazhdo të lexosh

Reklamë